5 gabimet “idiote” që bëjnë njerëzit inteligjentë

Njerëzit e zgjuar kanë famën se bëjnë gabime idiote, sidomos në situata që kërkojnë arsyetim.

Shkencëtarët kanë filluar të kuptojnë se pse ndodh kjo. Njerëzit e zgjuar janë të prirur të kenë dështime të pamenda, sepse ka pika “të verbëra” në mënyrën e tyre të përdorimit të logjikës. Të gjithë, pavarësisht nga niveli i tyre i inteligjencës, fundosen dhe shohin vetëm gabimet e të tjerëve. Ata i pikasin fare mirë gabimet e të tjerëve, por jo të tyret.

Funksionet e trurit tonë janë të përfshira në zgjedhjet dhe gabimet që bëjmë. Prandaj, tendenca e njerëzve inteligjentë për të kryer gabime idiote prek shumë njerëz.

Ja cilat mund të jenë ato:

1. Ata ndihen nën presion

Njerëzit inteligjentë marrin gjithçka lehtë dhe nuk e kuptojnë pse të tjerët nuk kanë të njëjtat rezultate. Njerëzit inteligjentë vendosin që qëllimet të arrihen në kohën më të shkurtër të mundshme, dhe nëse të tjerët marrin më shumë kohë, ata besojnë se nuk po bëjnë mjaftueshëm.

2. Ata duhet të kenë gjithmonë të drejtë

Është e vështirë për të gjithë të pranojnë me elegancë se kanë bërë një gabim. Por njerëzit inteligjentë e kanë edhe më të vështirë, sepse janë mësuar të kenë gjithmonë të drejtë. Njerëzit inteligjentë mund ta perceptojnë padrejtësinë si një sulm personal dhe të paturit të drejtë, si një domosdoshmëri.

3. Kur dështojnë, ata heqin dorë

Njerëzit e zgjuar mund ta përfytyrojnë dështimin si fundin e botës, sepse fakti që çdo gjë zakonisht zgjidhet, krijon pritshmëri, nga të cilat është e vështirë për ta që të tolerojnë dështimin. Njerëzit të cilët punojnë shumë për të arritur qëllimet e tyre mësojnë të pranojnë një dështim dhe të nxjerrin mësime prej tij.

4. Ata bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë

Njerëzit e zgjuar mendojnë shumë shpejt, kështu që mund të jenë të padurueshëm. Ata pëlqejnë të bëjnë më shumë gjëra në të njëjtën kohë, për të shmangur harxhimin e kohës.

5. Kanë vështirësi në pranimin e kritikave

Njerëzit e zgjuar tentojnë të refuzojnë kritikat, sepse mendojnë se opinioni i të tjerëve nuk është më i dobishëm. Kjo tendencë, përveç pengimit të rritjes, mund të favorizojë zhvillimin e marrëdhënieve toksike, si në nivelin personal ashtu edhe në atë të punës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*