7 lojtarë që tradhtuan tifozët menjëherë pasi u betuan për besnikëri

Besnikëria është një koncept i çuditshëm në futboll. Lojtarët pritet të jenë të tillë automatikisht, por skuadrat mund të tregohen të pamëshirshme kur negociojnë shitjen e lojtarëve të tyre apo kur duan të pasurojnë arkat e klubit. Kjo situatë e padrejtë shpesh shkakton shumë pakënaqësi mes tifozëve, të cilët nuk i kursejnë kritikat për lojtarët që vendosin të largohen nga një klub i caktuar, ndërsa bien në dashuri me ata që vendosin të qëndrojnë, pavarësisht nga cilësia që kanë si lojtarë.

 

Lojtarët që largohen, edhe nëse e bëjnë për arsye të kuptueshme (kush nuk do të ndërronte punë për të fituar më shumë para?) shpesh përshkruhen si tradhtarë dhe kjo është qesharake. Por ka disa raste që e justifikojnë zemërimin e tifozëve. Disa lojtarë manipulojnë tifozët me deklarata të hapura besnikërie, deklarata që bëjnë të qartë se nuk do të shkojë askund, por të nesërmen vjen largimi që nuk pritej. Lista e mëposhtme, e bërë nga Squawka.com, përfshin pikërisht shtatë lojtarë që e kanë bërë një gjë të tillë. Le t’i zbulojmë kush janë shtatë mashtruesit.

 

Luis Figo

U largua nga: Barcelona

Për: Real Madrid

Betimi: “Dua të siguroj tifozët se Luis Figo, me gjithë sigurinë e botës, do të jetë në Camp Nou më 24 korrik për fillimin e sezonit”. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga fantazisti portugez para se të transferohej te armiqtë e përjetshëm të Real Madrid. Një tradhti që tifozët katalanas nuk e kanë harruar akoma sot.

 

Cesc Fabregas

U largua nga: Arsenal

Për: Barcelona

Betimi: “Jam shumë i lumtur këtu ku jam. Nëse do t’ju thoja ndonjë gjë tjetër do të ishte një gënjeshtër. Jam një lojtar i Arsenal, kemi një ekip të madh dhe një trajner të madh”. Tifozët e Arsenal i janë frikësuar kthimit të katalanasit në “shtëpi” që nga momenti kur ai debutoi me “Topçinjtë” dhe kanë patur të drejtë.

 

Luis Suárez

U largua nga: Liverpool

Për: Barcelona

Betimi: “Kam nënshkruar kontratën sepse adhuroj të jem këtu dhe jam shumë i lumtur. Nëse nuk je i lumtur, nuk nënshkruan asnjë kontratë”. Luis Suarez ka nënshkruar rinovimin e kontratës në mes të sezonit 2013/14, ndërsa ishte i zënë duke dominuar në Premier League. Dy muaj më pas ai u transferua te Barcelona, duke deklaruar se kishte qenë gjithmonë ëndrra e tij për të luajtur me katalanasit.

 

Kaka

U largua nga: Milan

Për: Real Madrid

Betimi: “Nuk dua asgjë tjetër, vetëm që të jem mirë dhe të jem i lumtur në një vend ku njerëzit më duan. Milani është shtëpia ime, aty ku ndihem më mirë dhe ku është zemra ime”. Gjashtë më muaj më vonë ai është prezantuar si blerja më e re e Real Madrid me një buzëqeshje verbuese në fytyrë.

 

Sol Campbell

U largua nga: Spurs

Për: Arsenal

Betimi: “Unë do të qëndroj”. Sol Campbell ka qenë një zot për tifozët e Tottenham. Teksa po i afrohej fundit të kontratës, shumë skuadra janë përfolur si destinacioni i tij i mundshëm, por ka këmbëngulur se nuk do të largohej. Nuk do të kishte pasur problem nëse do të kishte shkuar te Barcelona, por ai zgjodhi të shkojë pikërisht tek armiqtë e “Topçinjve”, Arsenali. Tifozët e “Spurs” akoma nuk e kanë harruar.

 

Emmanuel Adebayor

U largua nga: Arsenal

Për: Manchester City

Betimi: “Sezonin e ardhshëm do të jem një lojtar i Arsenal. 100% e sigurt”. Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Emmanuel Adebayor para se të transferohej te Manchester City.

 

Dimitar Berbatov

U largua nga: Tottenham

Për: Manchester United

Betimi: “Dua të them vetëm se jam këtu, jem i lumtur dhe do ta ndihmoj klubin në çdo mënyrë të mundshme. Kam një kontratë dhe do të jap maksimumin tim”. Menjëherë pas këtyre fjalëve të ëmbla, sulmuesi bullgar futi në “sherr” dy klubet e Mançesterit para se të zgjidhte United në fund.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*