A e ke ndërtu shtëpinë në të zezë, legalizoje, ja kushtet..

Prej sot përsëri mund të dorëzohen kërkesa për legalizimin e objekteve ilegale, pasi hynë në fuqi ndryshimet e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të miratuara nga Kuvendi më datën 22 muajin e kaluar, raporton MIA.

Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave për legalizim është deri në fund të këtij viti, ndërsa me ndryshimet ligjore u mundësua afat plotësues dhe për kompletimin e dokumenteve, që mund të bëhet deri në fund të qershorit të këtij viti.

Kusht për legalizimin e objektit është ai të jetë i ndërtuar deri më 3 mars të vitit 2011, siç është paraparë edhe me vendimin e ri ligjor për këtë qëllim. Kërkesat dorëzohen deri tek komunat, ku dorëzohet fatura e paguar e energjisë elektrike apo ujit, me ç’rast procedura parasheh edhe dorëzimin e elaboratit gjeodezik.

Në fillim të procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë të jashtëligjshme, nga marsi deri në shtator të vitit 2011, janë dorëzuar mbi 360.000 kërkesa. Në afatin plotësues, i cili, u mundësua në fillim të vitit 2016, janë dorëzuar edhe 80.000 kërkesa.

Të dhënat e fundit të publikuara prej institucioneve kompetente tregojnë se deri më tani janë legalizuar 40 për qind e objekteve për të cilat janë dorëzuar kërkesa, gjegjësisht 186.000 objekte e kanë fituar statusin juridik dhe janë regjistruar në kadastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *