Abidal: Kur isha me kancer Messi më tha fjalët që askush nuk do të donte ti dëgjonte

Eric Abidal, ish-futbollisti i Barcelonës ka rrëfyer edhe një herë momentin më të vështirë të jetës kur u diagnostikua me kancer në mëlçi.

Në një intervistë për “Ma part d’ombre”, në “Canal +” të Francës, Abidal rrëfeu për vuajtjet të cilat i konsideroi të tmerrshme. “Këtë dhimbje e kam të regjistruar për tërë jetën. Ajo ishte e padurueshme, si një thikë. Kur mjeku më tha se duhet të bëj një operacion përsëri, isha i kënaqur. Ishte një vuajtje që nuk dua ta shoh tek askush”.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Spanjës rrëfeu edhe reagimet e shokëve të skuadrës në Katalonjë gjatë viti 2011.

“Kishte disa prej tyre, që më qëndruan larg. Bëra një video dhe ua dërgova lojtarëve para një ndeshje, për t’i inkurajuar. A e dini se çfarë më tha Messi? Mos na dërgo më shumë gjëra, që na dhembin. Unë nuk isha duke kërkuar asgjë. E pashë veten time mirë dhe u thashë: Djema, inkurajim! Por, ata më thanë se më panë si një kufomë dhe kjo i la ata të shkatërruar shpirtërisht”
Shikoni me posht video qe ja dergonte Abidal lojtareve te FC Barcelonas .

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*