Anthony Joshua nënshkruan “kapitullimin” e tijë

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampioni i botës në peshat e rënda në kategorinë WBA dhe IBF, po kryen përgatitjet e fundit për duelin e 31 marsit ndaj neo-zelandezit Joseph Parker, kampion bote në kategorinë WBO.

Një sfidë që do të sjellë unifikimin e titujve kampionë në këtë peshë, ndërkohë që titulli i kategorisë WBC mbahet nga amerikani Deontay Wilder.

Ky i fundit pritet të jetë në Kardit me 31 mars në duelin e madh si pjesë e ekipit të “Sky Sports” për të komentuar eventin, por Joshua pret që amerikani, pasi duelit, të ngjitet në ring për të pranuar marrëveshjen mes tyre.

“Ai ka qenë dy herë në duelet e mia, ndaj Klitschko dhe Harrison. Ai do të fluturojë sërish për të parë duelin tim me Parker”, tha Joshua.

“Unë jam kampion i unifikuar i peshave të rënda, tani synoj të jem kampioni i pamposhtur i peshave të rënda dhe këtë gjë po përpiqemi të ndërtojmë në të ardhmen.

Wilder është i mirëpritur në Kardif, por ai duhet të imitojë Klitschko, që kur erdhi për të më parë, u ngjit në ring dhe aty nënshkruam marrëveshjen dhe më pas zhvilluam duelin e madh.

Por kam frikë se Wilder nuk do ta bëjë këtë gjë, pasi ai flet shumë”, tha më tej Joshua, që ende nuk ka gjetur një marrëveshje me rivalin amerikan të dy të pamposhtur në ring, për shkak të termave financiarë.

“Ne po negociojmë që nëntorin e kaluar, ata duan vetëm duelin, por ky sport është edhe biznes. Unë dua që t’u jap fansave një duel të madh”, tha Joshua, që rikthehet në ring pas fitores me Takam, dhjetorin e kaluar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*