Arrigo Saki komplimenta Igli Tares: E kam marrë në telefon dhe i thashë…

Në një intervistë të gjatë për të përditshmen italian “Gazzetta dello Sport”, trajneri i madh Arigo Saki, ka folur gjatë teksa i ka prekur të gjitha temat e futbollit italian. Përveç të tjerave, Saki ka folur edhe për performancën tepër pozitive që Lacio po zhvillon këtë sezon, falë talenteve të afruar në merkato.

Ish-trajneri ka vlerësuar edhe arkitektin e kësaj skuadre, Igli Taren: “Lacio luan në një mënyrë të shkëlqyer. Bën një lojë të bukur si në transfertë ashtu edhe në shtëpi. E kam telefonuar Igli Taren dhe e kam komplimentuar për atë punë të mirë që po bën. Është një njeri që i sheh lojtarët si pak njerëz të tjerë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *