Befasia e madhe: Mavraj afër transferimit te gjiganti turk

Një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat turke përsa i përket transferimeve të futbollistëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Mërgim Mavraj, i cili rapotohet se ka arritur akordin me gjigandët e Fenerbahçes.

Në rast zyrtarizimi, Mavraj do të përfitonte 1,7 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, ku do të ishte shok skuadre me emra shumë të njohur të futbollit botëror si Van Persi, Dirar, Skrtel, Valbuena apo Kameni shkruan panorama.

31-vjeçari do të bëhet futbollisti më i paguar shqiptar, duke kaluar edhe Shkëlzen Gashin, i cili përfiton 1.6 milionë euro. Mavraj pritet të firmosë një kontratë tre vjeçare me Fenerbahçen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *