Bomberi shqiptar Sadiku bën goditjen e radhës, ja me kë (FOTO)

Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, me sa duket i ka dhënë fund beqarisë. Dhjetorin e vitit të shkuar, në një ceremoni në fshehtësi të plotë, Sadiku ka zyrtarizuar dashurinë me të dashurën e tij nga Kosova. Lajmi nuk është zyrtarizuar nga futbollisti, por është konfirmuar për “infoelbasani.al” nga babai i Armandos, Durim Sadiku.

Elona, vajza që prej kohësh është në një lidhje me Sadikun, është stomatologe me origjinë nga Kosova, por prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani. Siç ka thënë i ati, çifti janë njohur në rrjetin social Facebook, por për një kohë të gjatë e kanë mbajtur lidhjen të fshetë derisa kanë marrë vendimin për fejesën.

Ceremonia e fejesës është mbajtur më 30 dhjetor, kur çifti kanë shkëmbyer unazat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *