Bota u shokua me atë që ndodhi në ndeshje

Astrit Ajdarevic ka komentuar për mediet suedeze atë që ka ndodhur në Greqi.

Sipas 27-vjeçarit nga Kosova për ndeshjen PAOK-AEK ka më shumë se 30 teori, por duhet pritur një vendim përfundimtar.

“E pashë në TV ndeshjen. Ishte diçka e rëndë. Sot (dje) patëm stërvitje dhe dëgjuam diçka më shumë. Bota është shokuar”.

“Kanë ndodhur edhe gjëra të tjera më parë, por kjo është nivel tjetër”.

“Është si të luash me Super Marion, kurrë nuk e di se çfarë niveli do të arrish”.

“Është çmenduri të zbresësh në fushë me armë. Ai po e mbante për arsye sigurie, por prapë se prapë nuk falet”.

“Ishte diçka krejt negative ajo që ndodhi”, ka shtuar ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*