Buffon për gjyqtarin Oliver: Dy ditë më vonë do ta kisha…

UEFA vendosi që të hapë procedurat disiplinore ndaj Buffon, pasi u përjashtua me karton të kuqe në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit (1-3), pasi protestoi tërë zemërim ndaj vendimit kryesorit anglez, Michael Oliver, për penalltinë e dhënë kundër Benatia në minutën e tretë shtesë të lojës. Në fund, ishte kjo penallti, e ekzekutuar nga Cristiano Ronaldo, që i dha kualifikimin Real Madridit.

Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s do ta studiojë procedurën për Buffon, i cili mund të konstatohet përgjegjës për shkelje të rregullave disiplinore dhe parimet e përgjithshme të sjelljes. Përveç kësaj, pas ndeshjes, legjenda e portës italiane ishte shumë i ashpër me gjyqtarin anglez: “Arbitri ka një kosh plehrash në vend të zemrës”.

Në konferencën për shtyp të lamtumirës nga Juventusi, portieri u pyet për këtë dënim të mundshëm mbi deklaratat e tij. Buffon tha: “Do të ishte e drejtë. Unë nuk jam sjellë keq në fushë, më kanë përjashtuar me karton të kuq dhe ende nuk e kam kuptuar pse. Shtypi duhet, gjithashtu, ta kërkojë këtë përgjigje.

Nga ana tjetër, ajo që thashë jashtë fushe është e qartë se ishte shumë dhe më vjen shumë keq. Në 23 vitet e mia në Champions nuk u përjashtova, apo u sanksionova asnjëherë. Gjithmonë isha i sjellshëm dhe i saktë. Ishte një situatë e veçantë, Buffon i asaj nate nuk mund të thoshte diçka ndryshe.

Pas disa ditësh u ndjeva keq që e ofendova gjyqtarin, i cili është një qenie njerëzore dhe mund të gabojë. Nëse do ta kisha parë dy ditë më vonë, do ta kisha përqafuar, nuk do të kisha kurrë një ndjenjë të keqe. Por, unë ende e kam idenë time për atë moment…”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*