Çfarë po i vret pornostaret? E zbulon Valentina Nappi

Olivia Nova, e njohur në industrinë e filmave me pullë të kuqe si Alexis Rose Forte u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Los Anxheles më 7 janar.

Ajo sapo kishte festuar 20-vjetorin e lindjes dhe në një video të postuar në rrjetet sociale fliste për ëndrrat që kishte, që mbeten thjesht ëndrra.

Por, Olivia nuk ishte e para. Në vetëm 3 muaj tre aktore të tjera të filmave pornografikë kanë vdekur dhe në të gjitha rastet autoritetet dyshojnë vetëvrasjen.

Image

E me të drejtë, pyetja që kanë ngritur në Shtetet e Bashkuara është se çfarë po i vret pornostaret? Të shumtë janë ata që “fajësojnë” rrjetet sociale dhe bullizimin e pësuar nga këto vajza në këto platforma për shkak të profesionit të tyre. E mes tyre është edhe aktorja italiane e filmave për të rritur, Valentina Nappi.

“Njerëzimi ka evoluuar në grupe të vogla e të mbyllura deri më tani. Sot është ndryshe dhe falë rrjeteve sociale informacionet shoqërohen me komente, që shpesh janë të pakendshme për aktoret. Ky është një realitet dhe shpesh liria e një njeriu që të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet seksuale mbetet thjesht formale”, thotë ajo për Huffington Post.

 

 

 

 

Meeting my porn idol Valentina Nappi at the AVN Awards from Harriet Sugarcookie on Vimeo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*