Çfarë qetësie nga Cikalleshi, gol prej sulmuesi tipik /VIDEO

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është kthyer në protagonist për skuadrën e tij të Osmanilispor-it. Lojtari kavajas arriti të gjente golin e radhës kundër ekipit të Trabzonspor-it, por fatkeqësisht skuadra e tij nuk arriti të fitonte. Shqiptari e nisi si titullar sfidën dhe luajti 90 minuta duke u kthyer në protagonist për ekipin e tij. Sfida kundër Trabzonspor-it nuk shkoi si duhet për ekipin e Cikalleshit, pasi miqtë kaluan në avantazhin e dyfishtë.

Vendasit ngushtuan diferencën, ndërsa miqtë e çuan shifrën e golave në 3. Aty nis dhe kthesa e madhe për skuadrën vendase që sheh si protagonist lojtarin e Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi. 27-vjeçari shfrytëzoi mjaft mirë një top të dalë para portës, bëri një marrje të mirë, pa lëvizjen e portierit dhe e dërgoi në rrjetë me një qetësi olimpike. Kavajasi përshëndeti rrjetën në minutën e 73-të. Barazimi për skuadrën e tij erdhi në minutën e 83-të, aty sfida nuk ndryshoi më dhe ekipi i Cikalleshit mori 1 pikë.

Cikalleshi arriti në kuotën e 6 golave këtë sezon me Osmanilispor-in. Statistikat e tij janë të mira, pasi ka luajtur në 20 ndeshje, ndërsa 10 takime i ka nisur si titullar. Cikalleshi ka qenë shpesh herë protagonistë pozitiv për ekipin turk, por ka patur raste që nuk ka bërë mirë. Me 6 golat e tij ai konfirmon vetë si sulmues që shënon, ndërsa në sezonin më të mirë në Turqi ka shënuar 7 gola. Ekipi i shqiptarit ndodhet në pozita të rrezikshme në renditje, pasi ndodhet në vendin e 17-të me 29 pikë. Cikalleshi ndodhet në vendin e parafundit dhe lufton për të qëndruar në Superligën turke, zona e mbijetesës është 1 pikë larg. Javët e mbetura do të jenë shumë të rëndësishme për shqiptarin, pasi ai do të mësojë dhe fatin e tij në Turqi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*