City me ofertë të re për Sanchez

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e dëshiron gjatë kësaj jave sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, shkruan The Mirror.

Kiliani ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij sezoni dhe ka vendosur të mos vazhdojë kontratën.

City tashmë ka rritur ofertën nga 25 milionë euro në 34 milionë, në mënyrë që të bind Arsenalin ta shes gjatë janarit, pasi Sanchez ka të drejtë loje në Ligën e Kampionëve.

Problem mbetet trajneri Arsene Wenger, i cili me çdo kusht kërkon qëndrimin e lojtarit deri në fund të sezonit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*