Çudira në futbollin shqiptar

Besa nuk di të ndalet në merkato. Kavajasit kanë zyrtarizuar dje dy afrimet e fundit në këtë merkato janari. Bëhet fjalë për sulmuesin Armand Pasha dhe nigerianin Idakvo Dikson.

I pari ka qenë pjesë e Erzenit dhe pas largimit nga shijakasit ka gjetur menjëherë ekipin e ri. Pasha ka firmosur kontratë 1-vjeçare me kavajasit dhe në miqësoren e djeshme ndaj Bylisit është aktivizuar si titullar.

pasha

Por ajo që bie në sy nga prezantimi i sulmuesit është vendi ku ai ka firmosur kontratën. Pasha shfaqet duke nënshkruar në një vend që duket si një pikë bastesh.

Gjithashtu, zyrtarisht pjesë e ekipit është bërë edhe qendërmbrojtësi Dikson që po ashtu ka bërë paraqitje të mirë në miqësoren e djeshme.

besa-470x262-470x262

Besa është një prej ekipeve më aktive në këtë merkato janari, ku ka pasur shumë afrime dhe largime.

Shumë futbollistë u larguan nga kavajasit, për shkak të rezultateve negative në pjesën e parë të kampionatit. Në një kohë që janë afruar lojtarë të tjerë dhe pritet që gjërat të ndryshojnë pozitivisht në pjesën e dytë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*