Dardan Molliqaj tradhëton të gjithë: Astriti është vetëvrarë!!

Pas dorëheqjeve të anëtarëve dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje janë shtuar akuzat brenda kësaj partisë.

Aktivisti i VV-së, Valdrin Ahmeti në një status të gjatë në Facebook ka akuzuar ish-sekretarin organizativ të VV-së, Dardan Molliqajn se ka mbrojtur që nga fillimi idenë se Astrit Dehari është vetëvrarë në burg.

“Biseduam (me Molliqajn) gjatë edhe për Astritin, pasi ai që prej kur ndodhi ajo ngjarje këmbëngulte se ajo ishte vetëvrasje, gjë që na i tha edhe gjatë homazheve për Astritin. Në takimin e datës 26 nëntor na tha që nuk do të lejonte të flitej për Astritin si i vrarë sepse prej fillimit ishte i bindur që ai kishte bërë vetëvrasje”.

“Pretendimi i tij ishte kundër mendimeve tona, por edhe kundër logjikës së thjeshtë. Në rrethanat si vdiq Astriti, fillimisht dyshohet e hetohet për vrasje, e nëse kjo nuk vërtetohet shihen opsionet e tjera. A nëse prej fillimit ky paska qenë i bindur për vetëvrasje, opsioni i vrasjes mbetet i pahetuar”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*