Dikur talenti më i mirë i Kosovës, tashmë provohet tek vendi i fundit në Holandë

Donis Avdijaj ishte talenti më i mirë që Kosova kishte në gjirin e saj. Një karrierë e nisur në mënyrë më të mirë, në klubin e Shalkes, por që tashmë është një rënie të lirë.

Mesfushori kosovar është jashtë planeve të trajnerit të Shalkes. Sipas asaj që raporton “Goal.com”, Avdijaj ka shkuar që në ditën e enjte për t’u provuar tek Roda në Holandë. Qëllimi i ekipit gjerman është për ta huazuar Avdijajn në kampionatin holandez, por për të arritur këtë gjë, futbollisti duhet të bind drejtuesit e klubit të Rodës.

Roda ndodhet në vendin e fundit në kampionatin holandez, së bashku me Spartën e Roterdamit.

 

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*