Doli pozitive në doping, ja çfarë thotë Romela Begaj…

Peshëngritësja Romela Begaj, e cila në kampionatin e fundit botëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shpall kampione në stilin e shkëputjes dhe nënkampione bote në dygarësh, është në dyshime për përdorim dopingu.

romela begaj

Nëse testet A dhe B do të figurojnë pozitive, rekordmenja jonë e peshëngritjes do të rrezikojë një dënim që mund të variojë deri në 8 vjet pezullim, nisur nga faktet e disa shtangistëve që kishin të njëjtin fat. Por, njëkohësisht, ajo humbet edhe shpërblimin prej 100 milionë lekësh të vjetër, i cili i takonte, në bazë të ligjit për sportin, të aprovuar nga qeveria shqiptare.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*