E aktivizuan të dëmtuar, Durmishaj rrezikon karrierën

Fiorin Durmishaj shënoi dy gola këtë mesjavë për të ndihmuar Panioniosin që të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës së Greqisë për herë të parë pas 18 vitesh. Por sulmuesi shqiptar ka rrezikuar shumë për të ndihmuar skuadrën e tij të arrinte këtë objektiv, pasi ka luajtur i dëmtuar në duelin e të mërkurës.

Sipas mediave greke, Durmishaj ishte në dijeni të plotë të rrezikut të përkeqësimit të dëmtimit, ashtu si edhe klubi i Panionios. Por stafi teknik vendosi që futbollisti të hynte në lojë nga minuta parë në ndeshjen kundër Lamia, pasi kualifikimi në gjysmëfinalen e Kupës ishte i rëndësishëm për klubin.

Gjatë ndeshjes, futbollisti ka marrë një tjetër goditje dhe si rrjedhojë ka përkeqësuar situatën. Mediat greke kanë bërë të ditur se ai tashmë do të qëndrojë larg fushave të lojës për tri javët e ardhshme, për t’u kthyer në dispozicion të trajnerit vetëm në fillimin e marsit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*