E çuditshme/ Pse Panuçi lë për herë të dytë jashtë kombëtares kapitenin Agolli?

Çdo trajner skuadre, pikën e lartë të referimit e ka te kapiteni.

Lideri dhe ai që bën bashkë futbollistët për të formuar grupin, shërben jo vetëm për grindën apo eksperiencën në fushë, por edhe ai ura lidhëse mes tyre dhe trajnerit.

Por, bie në sy që në grumbullimin e një ndeshjeje miqësore, kapiteni Ansi Agolli lihet jashtë.

Mbrojtësi i Karabakut, është aktivizuar me ekipin azer, duke treguar vazhdimësi në formën fizike. Mirëpo, si edhe me Turqinë, Panuçi nuk afron kapitenin e skuadrës as për miqësoren ndaj Norvegjisë.4

Rinovim i skuadrës?

Italiani e ka të mundur ta bëjë, por hierarkia, eksperienca dhe mbi të gjitha respekti për kontributin e atyre që i ka gjetur në Kombëtare nuk duhet të mungojë…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*