E mbani mend gjimnazisten që e qëlluan me çadër në 21 Janar? Sjua merr mendja ku ka përfunduar

Bekime Rexha ishte një nga personazhet e 21 Janarit ku pas protestës së opozitës në Bulevard, mbetën të vrarë katër protestues.
Në atë kohë adoleshente, asaj iu kushtua një kronikë televizive, pasi kamerat e filmuan teksa një protestues e qëlloi me çadër në kokë kur ajo po i ironizonte në Rrugën e Durrësit.
Pas protestës, ish kryeministri Berisha i shkoi për vizitë në familje për ta uruar për ditëlindjen.
Por, sipas kryeredaktorit të gazetës Dita, Adrian Thano, Bekime Rexha pasi mbushi 18 vjeç i kërkoi Berishës ta punësonte si gardiane burgu dhe ish kreu i qeverisë ia pranoi kërkesën.
“Bekimja sapo mbushi 18 vjeç dhe mbaroi gjimnazin u punësua si … police burgu. Dhe besojeni ose jo, është ende sot police burgu. Madje nga më të përkedhelurat. E kanë lëvizur nga njëri burg në tjetrin në vendet që kërkon vetë, gjithmonë nën kujdesin e drejtuesve, paçka se ikën “ata të Saliut” pastaj edhe “ata të LSI” dhe erdhën “këta të Rilindjes”. Së fundmi thonë se për Bekimen ka treguar sensibilitet të lartë vetë drejtori i ri i sapoemëruar i policisë së burgjeve”, shkruan Thano nw gazetwn Dita.
Si për ironi të fatit ajo është gardiane pikërisht në burgun 302, ku është akomoduar së fundmi edhe Izet Haxhia, i cili është dënuar në mungesë si autor i vrasjes së Azem Hajdarit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*