Ekskluzive/ Reagon Malota për mandatin e arrestit: Duhet të jetë një…

Renato Malota është i habitur që emri i tij ka përfunduar mes 23 personave që janë të përfshirë në një skemë mashtrimi, teksa shumica e tyre tashmë janë arrestuar.

“Tani që po flas me ju, po shkoj në stërvitje. Ky është një lapsus, nuk ka lidhje me emrin tin. Ndoshta janë ngatërruar ngaqë edhe unë kam biznesin tim aty. Janë futur shumë emra dhe unë jam gabimisht mes tyre.

Duke qenë se kam edhe një lokal në pronësi aty, këtu ndoshta është bërë edhe ngatërresa. Jam i qetë, nuk kam bërë asgjë të paligjshme”, – deklaroi Malota për “Panorama Sport” pak minuta më parë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*