Ekskluzive: Tregohen emrat e vrasësve të Xhemail Mustafës, Tahir Zemajt…

Sonte në Zonën e Debatit, në Klan Kosova, do të tregohen emrat e vrasësve të Xhemail Mustafës, Tahir Zemajt e të disa figurave të tjera.
Do të transmetohet rrëfimi ekskluziv për veprimtarinë e një grupi të njerëzve që kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.

Do të flasë njëri prej anëtarëve të këtij grupi, që tash është dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Gazeta Express e di emrin e këtij dëshmitari, por për shkak që është dëshmitar i mbrojtur, nuk do ta identifikojë.

Ky dëshmitar sonte, prej orës 21, do t’i përmend emrat e atyre që i kanë kryer vrasjet
kryesore politike në Kosovën e pasluftës.

Një gjë e tillë pritet ta tronditë skenën politike të vendit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*