Emri i ri në mesfushën e Kombëtares , por kush është Bujar Lika?

Në konferencën e sotme për shtyp trajneri i kombëtares së Shqipërisë bëri publike emrat e grumbulluar për miqesoren me Norvegjinë. Gjatë prezantimit Christian Panucci erdhi me disa element të rinj në kombëtare. Tekniku Italian ka lënë jashtë emra si Burim Kukeli apo Migjen Basha për të provuar prurjet e reja në kombëtare.

Bujar Lika do të jetë emir i ri në kombëtare. Mesfushori 25-vjeçar aktivizohet me skuadrën e Grasshopper në Zvicër. Lika luan kryesisht në të djathë të meshushës, dhe do të jetë zvendësuesi më i mirë në këtë repart për Abrashin e dëmtuar por Astrit Ajdareviç të pa grumbulluar. Përkrah tij, Lika do të ketë emra që nuk kanë karrier të gjatë me kombëtaren. Ky fakt shihet edhe si një mundësi e artë për mesfushorin.

Bujar Lika ka lindur në Zvicër. Karrierën futbollistike mesfushori shqiptar e ka nisur me të rinjtë e Luzernes ndërsa në merkaton e janarit është transferuar nga skuadra e Shafhause pë te Grasshopper. Për këtë sezon Bujar Lika ka luajtur gjashtë ndeshje si titular. Në ndeshjen më Norvegjinë mesfushori pritet me mjaft interes për të treguar aftësitë e tij në mundësinë e ofruar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*