Episodi i 36-të i “Egjeli”: Liki dashurohet, ndërsa Teta Gjyli…..

Në këtë episod, ngjarja e familjes së Likit që vazhdon të rrijë në Prishtinë, po merr një kah interesant.

Axha Sheqë është ende duke kërkuar që të kujtojë diçka nga jeta e tij, por asgjë e re nuk po i vjen ndër mend.

Atij po i mungon lumturia dhe nuk po mund të pajtohet që është i martuar me Gjylen. Në këtë episod ai po ashtu e bën një shok të ri misterioz.

Gjyla dhe Sevdija po e shfrytëzojnë humbjen e kujtesës së Sheqës për të bërë këngë dhe karrierë muzikore, dhe tashme kanë filluar që të shkojnë në emisionet e para televizive, duke u bërë kështu të famshme dhe të kërkuara edhe nëpër dasma.

Liki nuk po pajtohet me këtë dhe vazhdon t’i përqeshë në mënyrën e tij ëndrrat e Tetes Gjyli e të Sevdijes.

Liki takon një vajzë dhe siç duket, është një dashuri në shikim të parë.

 

 

 

 

 

 

Shiko episodin e plotë në http://stupcat.gjirafa.com/.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*