Federata Shqiptare e Futbollit: Ky do të jetë president i FSHF-së!!

Nga Mentor Kikia

Është zgjedhur që në 2002 në krye të futbollit shqiptar.

Që atëherë ka ndërtuar një mekanizëm shoqatash e presidentësh klubesh, që i garanton rizgjedhjen e përhershme si president i Federatës së Futbollit.

Herën e fundit, madje, nuk pati as rival.

U bënë zgjedhje me një kandidat.

Askush nuk e mori mundimin të kandidonte përballë një njeriu që kontrollon çdo gjë.

Pas një muaji janë zgjedhjet e tjera dhe ai do të kandidojë sërish.

Futbolli është në pritje që atij ti mërzitet “presidentllëku”…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*