Fifi tregon për herë të parë sëmundjen nga e cila vuan: Jam në gradën e fundit

Filloreta Raçi e njohur me emrin “Fifi” është kthyer në një nga këngëtaret më të komentuara jo për foto provokuese apo seksi siç ndodh shpesh me personazhe të tjerë, por për karakterin e saj të sinqertë e që flet gjithnjë pa dorashka.

Fifi e ka shprehur gjithnjë që e pëlqen trupin e saj siç është dhe se nuk ndikohet nga komentet negative që i thonë të dobësohet.

Por në një intervistë për “Prive”, këngëtarja ka treguar se tani i duhet të dobësohet, jo për sytë e të tjerëve, por sepse i është shfaqur një problem shëndetësor.

“Më ka dal një problem në shtyllë kurrizore dhe më duhet urgjent të dobësohem se jam në gradën e fundit, për të mbetur në paralizë”, tregoi Fifi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*