Fillon shitja e biletave të Shqipëri-Kosovë, ja sa para kushton më e lira?

Organizatorët e ndeshjes miqësore Shqipëri-Kosovë kanë nxjerrë sot në shitje biletat për sfidën që do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Zyrih. Ndeshja pritet të tërheqë shumë spektatorë, arsye pse klubi i Zyrihut u interesua që takimi të zhvillohej në stadiumin e tij, pasi pritet që të ketë fitime të mëdha nga fluksi i shqiptarëve që duan të shohin idhujt e tyre në radhët e dy përfaqësueseve.

Edhe çmimet e biletave nuk janë krejtësisht të lira. Ato fillojnë nga 40 franga zvicerane (rreth 34 euro), për të arritur deri në 75 franga zvicerane (rreth 63 euro). Biletat nuk shiten nga federatat, por në portalin starticket.ch, ku shihet që tani se grupet e tifozerive të organizara kanë siguruar biletat e tyre.

Në njërën prej tribunave pas porte, ku pritet të vendosen mbështetësit e Shqipërisë, një sektor i madh është etiketuar si i rezervuar dhe me sa duket aty do të sistemohet një nga grupimet që ka ndjekur vazhdimisht kombëtaren shqiptare në çdo transfertë prej shumë vitesh, “Tifozat KuqeZi” që ka një bazë të madhe anëtarësh në Zvicër. /vipsport.al/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*