Fjalët e Tares për Juven krijojnë polemika

Intervista e gjatë e Igli Tares, e publikuar sot nga “Gazzeta Dello Sport”, është kthyer në temë diskutimi në Itali. Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare tregonte jetën e tij prej drejtuesi sportiv në Itali, ku tashmë është një ndër emrat më të njohur dhe më të vlerësuar në kampionatin e këtij vendi.
or jo gjithçka që ai ka treguar është “mirëpritur” nga publiku italian. Në një fragment, ai ka folur për marrëdhënien që ka me Juventusin, ku edhe pse pranon se për të është shembulli që duhet ndjekur, aludon se bardhezinjtë kishin fuqinë të ndikonin në futbollin italian njëlloj si në vitet e “Calciopoli”.

“Kundër Juventusit kam shënuar dhe fituar vetëm një herë: 2-0 me Breshian në vitin 2002, 7 minuta shtesë, e paparë. Macone ulëriti “Çfarë po ndodh?”, ndërsa gjyqtari i katërt tha “Më vjen turp por unë shënoj minutat që më thonë”. Forcën e Juves e ndieje, siç e ndjen sot që kanë mjetet për të kotrolluar merkaton italiane, politika e tyre agresive rreth të rinjve me perspektivë.

Kontrasti poltik Anjeli-Lotito është i dukshëm, por nuk kam pasur probleme me Paratiçin, as për Keita, Milinkoviç dhe De Vrij, i cili nuk do të shkojë te Juventusi edhe pse emri i tij ka kaluar në tavolinën e tyre. I cilësoj një shembull për mentalitetin, metodën e punës: më e mira e futbollit italian, po”, janë fjalët e Tares sa i përket kësaj teme.
Në rrjetet sociale, shumë tifozë kanë mbështetur fjalët e drejtuesit shqiptar, duke kërkuar që të vazhdojë të hidhet dritë mbi sistemin e kontrollit të bardhezinjve në Serinë A dhe pretenduar se nuk ka ndryshuar asgjë që në periudhën e “Triadës”.

Por nga ana tjetër, ka pasur edhe disa që kanë kritikuar drejtuesin shqiptar. Gjyqtari kryesor i asaj ndeshje që kujton Tare ishte Stefano Farino, një ish-gjyqtar që nuk u përfshi në procesin “Calciopoli” dhe i cili u nda nga jeta në majin e vitit 2017. “Nuk është ky momenti për të folur për të vdekurit. Këto duheshin thënë kur ai ishte gjallë”, i janë drejtuar shumë tifozë italianë Tares nëpërmjet rrjeteve sociale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*