Futbollistët e Borussia Dortmund u helmuan nga ushqimi

Në një tur stërvitorë në Spanjë, disa futbollistë të klubit gjerman të Borussia Dortmundit kanë përfunduar në spital.

Futbollistët kanë pasur dhimbje barku pasi mendohet se janë helmuar nga mishi i pulës, të cilët kanë ngrënë në një fast-food në Spanjë.

Disa nga lojtarët që janë dërguar në spital janë ish-lojtari i Chelseas Andre Schurrle, Roman Bürki, Roman Weidenfeller, Marc Bartra, Christian Pulisic, Ömer Toprak, Jacob Bruun Larsen, Sahin dhe Dominik Reimann.

9 lojtarët e helmuar nga ushqimi do të mungojnë në ndeshjen kundër Zuit Waregem të Belgjikës, por trajneri i tyre mendon se do ta mundë skuadrën belge edhe pse me mungesa.

Megjithatë, të gjithë nëntë lojtarë pritet ta marrin veten në kohë për rifillimin e Bundesligës, ku ata do të përballen me Wolsburg në fundjavë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*