Genta flet tek ‘Rudina’: Nuk i kuptoj komentet negative ndaj meje

Pjesëmarrja në një reality show e bëri Gentiana Gjalpin një nga personazhet më të komentuar.

Edhe pse nuk është pjesë e televizionit apo medias, Genta vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu se si ka ndryshuar jeta e saj.

Ajo tregoi se para 4 vitesh është zhvendosur në Tiranë dhe po punon menaxhere marketingu në një kompani private.

“U bënë rreth 6-7 vite nga koha kur kam qenë në reality show, ishte koha kur mendoja se mund të bëja gjithçka. Ajo eksperiencë më ka ndryshuar jetën por jo gjithçka për mirë. Unë tani punoj në një kompani private. Jam tërhequr nga jeta publike sepse nuk jam ndjerë rehat. Shumica e komenteve për mua janë negative dhe nuk arrij ta shpjegoj nga vjen kjo”, tha Genta./tvklan.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*