Getoar Selimi pa pikë marre del krejt cullak!

Është e qartë se të gjithë kemi ndonjë foto krejt të zhveshur, ama kur ishim si fëmijë dhe kjo nuk është diçka e pazakontë aq sa është e këndshme dhe për të qeshur kur e shikojmë përmes imazheve.

 

E njëjta ka ngjarë edhe me reperin e famshëm sot Getoar Selimi, i cili me shumë gjasë këtë imazh nuk do donte ta shihte askush tjetër pos tij, shkruan Kosovarja.

Por, ja që i publikohet e me gjasë mund ta ketë harruar edhe vetë reperi në fjalë. Në rastin e tij ndonëse me shaka, lirisht mund të thuhet se Geti pa pikë marre del krejt cullak, dhe fotoja e bën fakt të pamohueshëm. Kosovarja e sjell për ju këtë imazh të rrallë të reperit të cilën me shumë bindje nuk e keni parë asnjëherë madje as nuk do e njihnit Getin si fëmijë.

Për të lënë anash paksa këtë pjesë, vlen të përmendet se është ndër reperët e parë që i dha një frymë ndryshe zhanrit Hip-Hop duke u bërë magnet për shumë artistë të tjerë të rinj pas tij të cilit i’u bashkëngjiten për të formuar labelin e famshëm sot.

Ndërsa privatësia e tij, ishte një çështje tjetër e cila nuk i shpëtoi syrit të medies për asnjë moment falë lidhjeve të shumta që reperi pati me femra të estradës dhe jo vetëm.

 

Derisa, erdhi momenti e ‘Don Zhuani’ i estradës i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me moderatoren nga Shqipëria, Marina Vjollcën.

 

Relacioni i tyre po del të jetë i qëndrueshëm përgjatë këtyre muajve, në mos shpërthejë ndonjë krizë e cila do të bënte bujë, por shpresojmë të mos ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *