Grabitësit I Hyjnë Në Shpi Në Tiranë, Ja Cfare I Kane Bere 18 Vjecares

Disa grabitës kanë tentuar të vjedhin një shtëpi në Tiranë, mbrëmjen e djeshme, por u pikasën nga të zotët e banesës dhe qëlluan njërën prej tyre.

Ata qëlluan me thikë vajzën e shtëpisë, ndërkohë që mësohet se ngjarja ka ndohur pranë komisariatit të policië, në Ali Demi.

Policia ka thënë se agresorët i kanë shkaktuar plagë të lehta në krahë 18-vjeçares, e cila ka shpëtuar pa pasoja të tjera pasi ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit.

Vajza ka marrë lëndime si pasojë e goditjes me thikë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Ka qenë reagimi i 18-vjeçares dhe fakti se krimi ndodhi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë që kanë bërë të mundur që e reja tu shpëtojë autorëve të cilët janë larguar me vrap pas thirrjeve për ndihmë nga e dëmtuara.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*