Grezda shënon supergol kundër Dinamo Zagrebit VIDEO

Eros Grezda ka shënuar gol në sfidën e sotme të kampionatit kroat midis Osijekut dhe Dinamos së Zagrebit. Gjithsesi ekipi i tij ka humbur brenda në shtëpi me rezultatin 2-4.
Lojtari i Kombëtares Shqiptare shënoi golin e parë të ekipit të tij pas një kundërsulmi. Grezda dribloi bukur një nga mbrojtësit e Dinamos duke krijuar hapësirë për të gjuajtur dhe më pas lëshoi një predhë të vërtete që la të shtangur portierin.
Osijeku ndodhet në vendin e katërt në kampionatin kroat, ndërsa Dinamo Zagrebi në të parin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*