Gruaja e Tottit: Ai është i fiksuar pas seksit, por që kur la futbollin…

Sapo ka përfunduar “Gf Vip”, Ilary Blasi është duke shijuar paksa jetën në familje. Në një intervistë për “Il Fatto Quotidiano” ka folur edhe për jetën e saj private. Ajo ka shpjeguar si e organizon kohën në punë dhe në familje. Çështja është nëse tani që Totti nuk luan më, a i jep “ndonjë dorë”.

“Jeta jonë e përditshme është ndonjëherë edhe më banale nga sa e mendoni. Ndajmë rolet dhe detyrat, detyrimet familjare apo dhe dëshirat për tu arratisur me pushime. Ndajmë së bashku gëzimin e një familjeje” – tha gazetarja.

Në vitin 2010 ajo kishte thënë se “Totti është i fiksuar pas seksit, por për fat që i duhet të grumbullohet me skuadrën dhe duhet të stërvitet dhe të udhëtojë…”. E pyetur për këtë deklaratë tani që ish-kapiteni i Romës la futbollin ajo thotë: “Tani ai e ka lënë… Në fakt tani kam nisur unë që të punoj më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *