Habit Napoli, i tregon derën Hysajt dhe kërkon yllin e Premier Leagues

Elseid Hysaj mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit te skuadra e Napolit. Mbrojtësi i krahut të djathtë kërkohet shumë në merkato, por duket se një shtysë drejt largimit po ja jep dhe skuadra e Napolit. Drejtuesit e ekipit italian po mendojnë alternativat për merkaton e verës. Emri i parë që është përfshirë në listë është mbrojtësi i djathtë i Arsenal-it, Hector Bellerin.

Drejtuesit e Napolit pos studiojnë momentin e spanjollit në skuadrën e trajnerit Arsen Wenger dhe janë gati të sakrifikojnë për të afruar në skuadër. Spanjolli është një pikë kyçe e ekipit anglez, pasi në 29 ndeshje të luajtura në kampionatin anglez, 28 i ka si titullar duke u konsideruar si një lojtar i rëndësishëm. Nga krahu tjetër, ky lajm i dalë nga mediet italiane duket i çuditshëm, pasi Hysaj ka luajtur 25 ndeshje në Seria A këtë sezon dhe të gjitha sfidat si titullar.

Afrimi i Bellerin do të rriste konkurrencën në krah dhe do të ndikonte drejtpërdrejtë te e ardhmja e mbrojtësit shqiptar. Spanjolli nuk vjen për të ngrohur stolin në Seria A, por as shkodranin nuk mund të pranojë pankinën në këtë moment kyç të karrierës së tij, Kjo tratativë e Napolit mund të ketë një prapaskenë tjetër mbrapa, pasi e ardhmja e Hysajt mund të jetë vendosur. Në ditët në vazhdim duhet parë se si do të marrë kjo situatë. Lajmi i merkatos për Napolin u publikua nga “Areanapoli.it”.

Kjo prapaskenë merkatoje duket se ka pak gjasa të ndodhë, pasi vështirë se Arsenal privohet nga shërbimet e spanjollit, pa harruar dhe dëshirën e lojtarit. Kalimi nga Premier League në Seria A cilësohet si një hap mbrapa në futbollin e sotëm, pasi kampionati italian ka humbur shumë nga shkëlqimi ka patur në “epokën e artë”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*