Hysaj te “varfanjakët”, edhe rezervat marrin më shumë!

“Corriere dello Sport” ka bërë një artikull special, ku rendit lojtarët e Napolit sipas pagave që marrin. Më të paguarit janë “yjet” e ekipit, Insigne, Hamsik dhe Mertens, diçka krejtësisht normale.

Ghoulam, një nga më të kërkuarit në merkato, gjithashtu ka një pagë të mirë, që kap shifrën e 3 milionë eurove. Gjithsesi nëse do transferohej në një klub tjetër do të merrte shumë më tepër, ashtu sikurse Koulibaly.

Hysaj, ndër ata që luajnë rregullisht, është më pak i paguari, teksa merr 1.1 milionë euro në sezon. Më shumë se mbrojtësi i djathtë i kombëtares marrin edhe lojtarë si Maksimovic, Giacherini e Rog, që minutat i kanë me “pikatore”. /EDS/

Renditja sipas pagave te Napoli (në milionë €)

Insigne 4.5, Hamsik 4.0, Mertens 4.0, Ghoulam 3.0,Callejon 3.0, Albiol 2.4, Reina 2.4, Koulibaly 2.4, Zielinski 2.0, Maksimovic 1.8, Sarri 1.75, Marko Rui 1.6, Milik 1.5, Jorginho 1.5, Allan 1.4, Rafael 1.3, Giacherini 1.2, Rog 1.2, Maggio 1.1, Diawara 1.1, HYSAJ 1.1, Sepe 1.0, Chiriches 0.8, Tonelli 0.8, Ounas 0.7, Machach 0.4, Leandrinho 0.3

 

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*