Igli Tare shpallet fitues i “Scouting Leader”

Igli Tare është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”.

Tjetër vlerësim për Igli Taren në Itali. Drejtori sportiv i Lazios, është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”, për aftësitë dhe intuitën e tij në zbulimin dhe nënshkrimim me talentet e futbollit, që kanë spikatur me Lazion, duke ndihmuar bardhekaltrit të fitojnë trofe të rëndësishëm.

Keita, Milinkovic Savic, Felipe Anderson, Luis Alberto e De Vrij janë vetëm disa nga zbulimet e Igli Tares, që la pas në këtë çmim emra të rëndësishëm si Marino, Ausilio, Carnevale, Corvino e Giuntoli.

Krahas Tares u vlerësua edhe trajneri Marco Gianpaolo me çmimin “Pankina e Duhur” me motivacionin “trajner i dalluar për selljen “fair play”, duke qenë shembull edhe për futbollistët e tij.”, transmeton “SS”.

Tares dhe Gianpaolos do t’u dorëzohen çmimet në ceremoninë e posaçme të “Football Leader 2018”, që do të zhvillohet me 28 maj në Napoli.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*