Ja çfarë tha Shkodran Mustafi pas ndeshjes me Chelsean

Chelsea dhe Arsenal kanë barazuar 0:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup, ku kapiten për mysafirët ishte Shkodran Mustafi.

Ai pas ndeshjes ishte i kënaqur me paraqitjen në mbrojtje dhe krenar që mbante shiritin e kapitenit.

“Paraqitje solide në mbrojtje. Gjithçka do të luhet në ndeshjen e dytë. Ishte nder të mbaja sonte shiritin e kapitenit”, shkruan Mustafi në Facebook.

Ai në Arsenal u transferua verën e kaluar nga Valencia, por tashmë është lider i pakontestueshëm në mbrojtje të londinezëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *