Ja cila vitamin shëron kancerin

Ekspertët japonezë nga Qendra nacionale për kancer në Tokio kanë bërë një studim që ndërlidh përqendrimin e vitaminave D në gjak me 20 për qind më pak rrezik për t’u prekur nga kanceri. Rreziku më i ulët (deri 50 për qind) kishte të bënte me kancerin në mëlçi, ka bërë të ditur revista “British Medical Journal” (BMJ). Në studim ishin përdorur të dhë- nat e grumbulluara nga 33.736 të anketuar, nga mosha 40 deri 69 vjeçe. Këta pjesëmarrës ishin vëzhguar për rreth 16 vite, derisa lidhja midis përqendrimit të vitaminave D në gjak dhe zvogëlimi i rrezikut për kancer ishte i theksuar tek të dyja gjinitë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*