Ja kë fajëson Zidane për situatën në Madrid

Reali i Madridit është zhytur në një krizë rezultatesh, teksa pas 18 javësh e shikon veten plot 16 pikë pas Barcelonës kryesuese, duke i ‘larë duart’ me titullin kampion.

Së fundi madrilenët barazuan 2-2 në transfertën ndaj Celta Vigos, ku edhe një herë skuadra e Zidanes shpërdoroi shumë raste. Me këtë ecuri, është vënë në diskutim edhe pankina e francezit dhe nëse situata nuk ndryshon për mirë brenda muajit janar, nuk përjashtohet mundësia që Fiorentino Perez të marrë ndonjë vendim drastik.

“Jemi të gjithë në të njëjtën barkë dhe jemi të gjithë fajtorë për gjendjen në të cilën ndodhemi. Natyrisht që unë si trajner, kam pjesën më të madhe të përgjegjësisë, pork am besim te lojtarët që stërvit dhe besoj se do t’ia dalim”. tha francezi.

“Nuk dua asnjë përforcim. Jemi në rregull dhe kemi futbollistë mjaftueshëm për të përballuar çdo kundërshtar. Jemi të kompletuar në çdo repart dhe nuk kemi nevojë të bëjmë afrime në këto momente”. përfundoi Zidane. /albeu.com/ http://sport.albeu.com/sport/zidane-te-gjithe-jemi-fajtore-per-gjendjen-ne-te-cilen-ndodhemi/363578/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *