Ja për cilin ekip do të luaj Cristiano Ronaldo !!!

Cristiano Ronaldo po shikon mundësinë e largimit nga Real Madridi dhe sipas raportimeve nga Spanja, ai tashmë ua ka bërë me dije bashkëlojtarëve të tij që dëshiron të kthehet te Manchester United. Sipas Diario AS, portugezi po ndihet i tradhtuar nga presidenti Florentino Perez, që ende nuk i ka ofruar vazhdimin e kontratës. Kontrata aktuale e Ronaldos me kampionët aktualë të Evropës, skadon në verën e vitit 2021, por më herët atij i ishte premtuar një kontratë e re, ku do të përfshihej edhe një rritje e pagës, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Ronaldo që i është bashkuar Realit, pikërisht nga United në vitin 2009, paguhet 21 milionë euro në vit.

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*