Kabashi nuk ndryshon: Prindërit i kam shqiptarë, por unë jam italian…

Ish-mesfushori i Kombëtares U-19, Elvis Kabashi, vazhdon të notojë në ujëra të turbullta. 23-vjeçari, i cili u bë i famshëm, teksa refuzoi Shqipërinë në kohën kur ishte pjesë e Juventusit, me shpresën se do të luante me Italinë. Kjo nuk ndodhi kurrë, ndërsa ai vazhdon karrierën në ligat inferiore.

Pak ditë më parë, Kabashi firmosi me ekipin e Livornos, që militon në Serinë C italiane. Në një intervistë për “Il Tirreno”, ka deklaruar se prindërit e tij janë shqiptarë, ndërsa ai vetë ndihet italian.

-Ishit pranë Livornos edhe në merkaton e verës. Përse nuk firmosët në atë periudhë?

-Nuk mund të them se e refuzova Livornon në merkaton e verës. Më shumë ishte një akord paraprak që nuk u arrit me sukses. Një marrëveshje paraprake që nuk u respektua.

-Çfarë ndodhi te Virtebrese?

-Ishin 6 muaj shumë të vështirë, sidomos për faj të presidentit.

-Në karrierën tuaj keni pasur shanse për të luajtur me Juventusin dhe Pecara-n. Ndoshta Livorno është mundësia e fundit?

-E saktë. Gabimet e së shkuarës më kanë ndihmuar të rritem. Ky është një shans që duhet ta shfrytëzoj në maksimum. Është një “tren” ku kam hipur me të dyja këmbët dhe dua të më dërgojë sa më larg.

-Jeni në dijeni se me lojtarët shqiptarë, Livorno nuk ka pasur shumë fat, duke kujtuar rastet e Bogdanit dhe Vajushit…

-Prindërit e mi kanë lindur në Shqipëri, ndërsa unë në Itali, ndaj ndihem italian.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*