Kategoria e Parë, Grupi A

U zhvilluan ndeshjet e grupit A, në Kategorinë e parë, të vlefshme për javën e 14-të. Sfida më e rëndësishme e javës, mes Besëlidhjes dhe Egnatias u mbyll me fitoren e vendasve. Goli i Bajiç që në pjesën e parë, i shërbeu lezhjanëve për të marrë 3 pikë me vlera.

beselidhja egnatia

Sfida mes Besës dhe Burrelit, edhe pse u ndërpre për disa minuta prej motit të keq, rifilloi dhe në fund, kavajasit pësuan një tjetër humbje. Për miqtë nga Burreli, mjaftoi goli i hershëm që në minutën e 13-të.

penalltia beselidhja

Ndeshja mes Tërbunit dhe Erzenit, u ndërpre në minutën e 21-të, prej motit të keq. Në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte në shifrat 1-2 për miqtë shijakas.

Ndërkohë, në Pezë, Dinamo mposhti Vllazninë B me rezultatin 2-0. Muça dhe Lika ishin autorët e golave për blutë nga kryeqyteti.

egnatia

E ndërprere (21′) | Tërbuni-Erzeni 1-2

Golat: Beci 9′ / Dekavelli 7’, Xhemalaj 16′

Besa-Burreli 0-1

Golat: Beçka 13′

Dinamo-Vllaznia B 2-0

Golat: Muça 3′, Lika 75′

Besëlidhja-Egnatia 1-0

Golat: Bajiç 39′

Karton i Kuq: Rexhepi 38′ (2V)



 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*