Katër lojtarët më simpatikë në Kombëtare sipas Ildës

Moderatorja seksi e SuperSport, Ilda Bejleri, e ftuar në emisionin humoristik “Xing me Ermalin” ka përzgjedhur lojtarët më simpatikë që ka Kombëtarja Shqiptare. Gazetarja i është përgjigjur pyetjes së Ermal Mamaqit se “Cili është futbollisti më i bukur që ka Shqipëria?”.

“Ta thonë njerëzit. E shikon që njerëzve disave u duket Lila, dia Veseli. Njerëzit janë më të afeksionuar pas tipave se sa bukurisë. Përtej shakasë, në të vërtetë ka shumë çuna simpatikë kombëtarja. Loriku nuk është më, por gjithsesi ka qenë një nga futbollistët më simpatikë. Po tani e kam thënë, Veseli është gjithashtu simpatik, Strakosha, Tomasi, por edhe babai s’ka qenë keq. Edhe Eros Grezda e kam thënë edhe Gjasula. Ka edhe plotë të tjerë, po vijnë në përmirësim.

E pyetur më tej se cili nga futbollistët nuk e ka ngacmuar, Ilda nuk e kurseu batutën teksa tha: “Kur bëjnë stërvitje u bërtet trajneri, është shumë i rreptë trajneri. Nuk ndodh asgjë kur vijnë të SuperSport. Se të gjithë njerëzit mendojnë se çfarë ndodh”.

Ndër të tjera ajo ka sqaruar edhe njëherë që nuk ka bërë asnjë operacion plastik.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*