Këngëtarja shqiptare ka treguar personin që u përpoq të abuzonte seksualisht me të (FOTO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka treguar se edhe ajo në fillimet e saj është ngacmuar seksualisht nga ish-producenti i reperit Drake.
Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur vite më parë, kur Bebe Rexha i kishte shkuar në zyrë producentit Detail. Së fundi ai po përballet me akuza për abuzim ndaj dy femrave dhe kjo e ka shtyrë Beben që të tregojë edhe historinë e saj në Twitter.

Këngëtarja shqiptare ka shkruar:

Është e vështira dhe e frikshmë për to që të flasin për këtë çështje, por këto femra janë të forta. Ai e provoi me mua kur isha në fillimet e mia, por unë dola me vrap nga studio. Karma është një bushtër.”
Producenti i njohur Detail akuzohet nga Kristina Buch dhe Peyton Ackley se ka abuzuar seksualisht me to.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*