Keni qime në gjoks, këto janë rreziqet që mund të ju paraqiten që se keni ditur?

 

Kur vë re për herë të parë disa qime të trasha përreth thithkës, është normale që të të kaplojnë një sërë emocionesh dhe të të vijnë ndërmend një sërë pyetjesh (pse, si, kur?) A është normale?! Pyetja që i shqetëson shumicën prej vajzave dhe grave.

Sipas ekspertëve, të pasurit qime përreth thithkave është diçka krejt normale.

Mendojeni në këtë mënyrë: Keni qime në të gjithë trupin, prandaj nuk bën përjashtim as gjoksi.

Thuajse të gjitha femrat kanë qime në gjoks
Qimet shpesh shfaqen në areolë, pjesa e pigmentuar që rrethon thithkën, dhe pjesën tjetër të gjoksit.

Ka disa faktorë që përcaktojnë sa shumë apo pak qime keni në gjoks. Ashtu si me çdo pjesë të trupit, edhe qimet në gjoks mund të ndryshojnë në sasi, trashësi dhe ngjyrë nga njëri person tek tjetri.

Ashtu si me qimet në pjesën pubike, gjithashtu mund të ndryshojnë nga qimet në pjesë të tjera të trupit.

Mund të vëreni më shumë qime përreth thithkave nëse keni luhatje të niveleve të hormoneve, si gjatë shtatzënisë, për shembull.

Rritja e shumtë e qimeve në gjoks (më shumë se normalisht) mund të jetë shenjë edhe e sindromës së vezores policistike, që shkakton gjithashtu rritje të shumtë të qimeve në fytyrë dhe trup.

Kjo ndodh për shkak të luhatjes së niveleve të hormoneve mashkullore, si testosteroni, që është karakteristik i sindromës së vezores policistike.

Duhet të keni parasysh se nëse nuk shfaqet asnjë simptomë tjetër, shfaqja e qimeve përreth gjoksit nuk paralajmëron për sindromë të vezores policistike.

Por, nëse ndodh e kundërta, ku përveç shfaqjes më shumë se zakonisht të qimeve përreth gjoksit dhe në fytyrë, vëreni edhe simptoma të tjera, si akne, çrregullime të ciklit menstrual etj, duhet të bëni një vizitë mjekësore.

Qimet në gjoks mund t’i hiqni lehtësisht me një piskatore të pastër.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*