Kjo është detektivja seksi shqiptare, ja rasti më interesant i saj…

Shkënda Lili e ka pëlqyer gjithnjë si punë dedektiven private edhe nga fakti që ka formim studimor në fushën e ligjit dhe nga ana tjetër, edhe të avokatisë, gjë për të cilën e aspiroi si profesion.

E ftuar në “Rreze dielli” për të folur mbi profesionin e detektivit privat, ajo tregon se është një punë që e bën me kënaqësi. 1 prej rasteve të investiguara është ai i prindit që kërkon të dijë më shumë për fëmijën e tij pasi ata vetë nuk kanë kohë sepse janë shumë të fokusuar në punën e tyre.

Në 2015 është hapur Instituti i Detektivit Privat ku mund të marrë pjesë çdo njeri me dosje penale të pastër. Shkënda thotë se sipas saj nuk është e vështirë për t’u përfunduar si shkollë, por jo çdokush mund ta bëjë si profesion. Kjo punë nuk ka lidhje me fizikun, por me inteligjencën.

“Kur dikush është interesuar për të investiguar dikë në lidhje me tradhtinë bashkëshortore, krijojmë një takim ku tregohet i gjithë historiku. Unë tregoj gjithë kushtet dhe pagesën,dhe nëse biem dakord bëjmë një kontratë . Unë i bëj me dije që kohëzgjatja është 2 javë, por jo gjithmonë ka tradhti. Kryesorja në këtë profesion është ruajtja e sekretit. Interesante është se ka raste kur vetë klienti e nxjerr sekretin. Në këtë rast kontrata prishet dhe detektivi dëmshpërblehet sipas një pagese të paracaktuar në kontratë. Çështjet që mund të hetohen janë të shumta. Njerëz të humbur, profil biznesi , gjetje adrese, por e rëndësishme është që gjithmonë ruhet privatësia. Detektivët investigojnë vetëm në ambiente publike. Kjo punë mbart një lloj rreziku, ndaj dhe personat që duan ta ndërmarrin këtë profesion duhet të mendohen mirë”, tregoi detektivja.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*