Kjo është shansa e fundit për të fituar Skënderbeu kundër akuzave të UEFA-s

Skënderbeut i duhet një mbrojtje e fortë për të rrëzuar akuzat që janë përfshirë në raportin prej 93 faqesh të dy inspektorëve të UEFA-s, të cilët kërkojnë një dënim ekzemplar prej 10 vitesh, si dhe një gjobë prej 1 milion eurosh.

skenderbeu

“Hetimi është i plotë dhe i shtrirë në kohë, i pasur me fakte dhe një analizë të thellë për mënyrën se si provat lidheshin me njëra-tjetrën”, pati thënë pak ditë më parë ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Arben Rakipi. Por, cilat janë disa nga avantazhet e klubit korçar për një mbrojtje nga ku mund të minimizojë jo pak vendimin që UEFA pritet të marrë?

Hapi i parë është që Skënderbeu duhet të hedhë poshtë sistemin “BFDS”, i cili ka monitoruar lëvizjet e basteve të ndeshjeve të korçarëve. Vërtet ndeshjet mund të jenë të dyshimta si pasojë e fluksit të basteve, por kjo nuk faktohet në raport që është e organizuar nga klubi i Skënderbeut.

uefa

Përderisa nuk ka përgjime, të penduar apo prova që implikojnë direkt drejtuesit apo lojtarët e ekipit korçar në manipulime, por merren të mirëqena vetëm lëvizjet e koeficienteve në baste, ky mund të quhet një bonus për klubin. Takaj ka kontraktuar një studio ligjore zvicerane, e cila mund t’i mëshojë fort këtij fakti, duke hedhur poshtë sistemin “BFDS”, që monitoron luhatjet e basteve dhe ka një kontratë prej 60 milionë eurosh me UEFA-n.

skenderbeu1

Një tjetër shans për shpëtimin e korçarëve është të marrin modelin italian, duke ia faturuar 2-3 lojtarëve këtë situatë, për të cilët mund të ketë pasur indice të forta se janë të përfshirë në trukime. Shansi i fundit do të jetë KAS-i i Lozanës, ku Skënderbeu mund të shpresojë për ndonjë shkelje që UEFA mund të ketë bërë në procedurë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*