Kjo është vetura me të cilën u bë atentati ndaj Ivanoviq (FOTO)

KALLXO.com ka siguruar fotografinë e një veture nga e cila supozohet të jenë shkrepur katër plumba në liderin e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, i cili u vra sot në mëngjes në Mitrovicë të Veriut.

Vetura është gjetur e djegur nga Policia e Kosovës në Zveçan të Vogël.

Më herët, kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla, konfirmoi për KALLXO.com se Ivanoviq u vra para elisë së partisë së tij, SDP.

Oliver Ivanoviq u lind në Pejë më 1 prill 1953. Ai u bë kadet në Akademinë Ushtarake të Zagrebit nga ku u u kthye në Kosovë dhe u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë

Para luftës ishte president i Klubit të Karatesë “Trepça” në Mitrovicë ndërsa aktivitetin politik e nisi, në vitin 1999, me një kërkesë nga “Rojat e Urës”, të cilët e ftuan Ivanoviqin për t’i trajnuar si mjeshtër i karatesë.

Në 1999 u bë anëtar i Këshillit Kombëtar Serb, SNV, e më vonë president i bordit ekzekutiv.

U shkarkua pas dy viteve kur u bënte thirrje serbëve të Kosovës të merrnin pjesë në zgjedhjet në Kosovë.

Në vitin 2001, ai nisi krijimin e Trupit Koordinues, organizata zyrtare e qeverisë serbe ndërsa atë vit u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga 2001- 2004 nga koalicioni “Kthimi”.

Oliver Ivanoviq ishte lider i Partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”.

Në vitin 2008 Ivanoviq u bë Sekretar i shtetit në Ministrinë Serbe për Kosovën ndërsa në vitin 2013 kandidoi për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ivanoviq u arrestua në vitin 2014 për krime lufte në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicë si i akuzuar për vrasje, dëmtim prone dhe dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës

Sa ishte në paraburgim, ai hyri në grevë urie në kërkim të mbrojtjes në liri.

Dëshmitarët thanë së gjatë luftës e kanë parë me uniformë dhe të armatosur.

Ivanoviq u dënua për krime lufte të kryera në vitin 1999 me 9 vjet burg ndërsa më vonë rasti ndaj tij është kthyer në rigjykim

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*