Klan zbulon fotografine: Ky është grabitësi i bankës ne Tirane

Zbulohet fytyra e autorit të grabitjes së bankës së nivelit të dytë brenda Hipotekës sot në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15, kur grabitësi i cili duket në këto imazhe të kamerave të sigurisë hyri brenda dhe me një pistoletë kërcënoi rojet e Hipotekës.

Më pas agresori hyri në arkën e filialit të bankës.

Nga aty dyshohet se ka marrë xhiron ditore, një shumë prej rreth 500 mijë lekësh.

Pas krimit ai u largua në drejtim të bllokut të pallateve pranë rrugës “Don Bosko”.

Autori ka qenë i veshur me të zeza dhe mban në kokë një kapuç dhe një kapele me strehë.

Policia ka shtrirë kërkimet e saj në këtë zonë, ndërsa janë marrë edhe pamje të kamerave të sigurisë në disa drejtime.

Autori besohet se është ndihmuar edhe nga një person tjetër. Policia po verifikon të gjithë personat me tendenca të tilla kriminale, veçanërisht banorë të zonës së Don Boskos, me qëllim për të identifikuar autorët e dyshuar. TVKLAN

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*